20.04.2023 - 13:06
Performanca e parë nuk shkoi siç duhet dhe zhgënjimi i fansave ishte i dukshëm, ndaj kjo mendohet se është arsyeja që Frank Ocean ka anuluar performancën e tij të dytë në Coachella.
Ai u rikthye pas më shumë se gjashtë vitesh në skenë dhe u shfaq me vonesë në skenë, i ktheu shpesh shpinën turmës dhe nuk performoi këngët e tyre të preferuara.
Mirëpo, nga ana tjetër një përfaqësues i këngëtarit dha justifikimin se Frank s’do të performonte këtë fundjavë, pasi ka pësuar një dëmtim në këmbë.
Sipas tij, mjekët e kanë këshilluar që të mos performojë për shkak të dy frakturave dhe ndrydhjes në këmbën e majtë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Kot që u rikthye”