MENU
klinika

Duke marrë shkas nga Blero..

Këta janë VIP-at shqiptarë që janë divorcuar disa herë

27.04.2023 - 08:50

Blero Muharremi është divorcuar së fundmi nga Afrona Dika, duke e bërë përsëri martesën e dytë të dështua.

Madje Blero ka bërë një krahasim me martesën e parë ku sipas tij Afrona dhe Teuta (ish gruaja e parë), kanë shumë diferencë mes njëra tjetrës.

Tuna

Tuna ka provuar gjithashtu divorce. Martesa e parë e saj ka qenë me Rilind Rekën, dasma e të cilëve bëri shumë bujë për luksin. Më pas ajo u nda nga djali i ambasadorit Blerim Reka dhe pas disa vitesh Tuna bëri publike lidhjen me reperin Cozman, të cilët lanë trashëgimi superhitin “Fenix”, në vitin 2013. Pas ndarjes me Cozman, Tuna zyrtarizoi lidhjen me Patris Berishën, vëllain e këngëtarit Robert Berisha me të cilin ka dy fëmijë, është ndarë përsëri dhe thuhet se është në një lidhje përsëri me Cozman.

Rudina Dembacaj

Për dy divorce njihet edhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj. Fillimisht i dha fund lidhjes me Eduart Grishaj për tu martuar me Aleks. Arfaj, të cilin e la gjithashtu për ish deputetin e PS-së, Mark Frroku.

Seldi Qalliu

Seldi Qalliu ndoshta s’ka qenë u i martuar por ka patur lidhje serioze me shumë personazhe të showbizit. Ai u përfol fillimisht për lidhjen që kishte krijuar në Big Brother Albania me Domenikën, më pas për fejesën me Dafina Zekën, u fejua me këngëtaren Mimoza Shkodra dhe pas ndarjes nga Mimoza u përfol se ai kishte nisur një histori të re me Kejsi Medinin, vajzën e Sabianit.
Por mesa duket, Seldi paska gjetur sërish dashurinë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në Instagram ku shihet duke e puthur të dashurën, Sindin.

Anna Oxa

Edhe këngëtarja Anna Oxa ka patur disa martesa. Fillimisht ajo u lidh në martesë me të ndjerin Franci Ciani  në vitin 1980 kur ajo ishte 19-vjeçe dhe ai 22-vjeç. Pas ndarjes me të Oxa ka patur edhe 3 martesa të tjera me muzikantin Gianni Belleno, më pas me sipërmarrësin nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe me ish-truprojen e saj Marco Sansonetti.

Kastro Zizo

Martesa e parë e Klevis Begës me ish-bashkëshorten Jola Parapani u shoqërua me romancë, xhelozi dhe divorc. Dy prindërit e një djali, Dankanit i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010, për shkak të disa fotove ku Kastro u fotografua duke kërcyer me një brune.Pas divorcit, Kastro u vendos në Prishtinë ku nisi bashkëjetesën me Erleta Hotin, marrëdhënie nga e cila erdhi në jetë një vajzë, Nia. Edhe kjo martesë e tij e dytë dështoi. Por Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij Sara, ka sjellë në jetë djalin e tyre, të cilin kanë zgjedhur që ta pagëzojnë me emrin Dante.

Frederik Ndoci

Pas 17-vjetësh martesë, bashkëshortja i kërkoi Frederik Ndocit divorcin me pretendimin se kishte gjetur lumturinë e vërtetë dhe se ishte dashuruar me një femër, me të cilën donte të martohej. Jeta vazhdoi për këngëtarin e njohur shkodran dhe një dashuri e re trokiti. Lidhja me Aida Cacajn, një këngëtare kori në Amerikë, shënoi edhe martesën e dytë për Frederikun, por pas 10-vjetësh, u ndanë.Prej 10-vjetësh të tjerë tashmë, Frederiku është i lumtur me familjen e tij të re, bashkëshorten Alisa Baraku dhe dy fëmijët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balerini e tradhtoi me një vajzë më të re

Rovena Dilo rrëfen zhgënjimin nga i dashuri prej katër vitesh


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë