MENU
klinika

“Vjosa N’Fest”

Këtë fundjavë shijoni Vjosën si Park Kombëtar!

28.04.2023 - 12:41

Lumi Vjosa mirëpret, nga sot deri të dielën, qytetarët për ta festuar e shijuar për herë të parë si Park Kombëtar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bën të ditur se, “projekti “Vjosa N’Fest” do të vijë për qytetarët duke i mikpritur ata me plot surpriza dhe evente, por mbi të gjitha me shumë dashuri përmetare”.

Projekti i titulluar “Vjosa n’Fest” synon të promovojë nismat e turizmit natyror dhe kulturor nëpërmjet aventurës, artizanatit dhe kulinarisë, si një strategji për ruajtjen e biodiversitetit përgjatë luginës së Vjosës, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

Do të realizohen tre ditë të plota festival, me aktivitete maratonë në disa qendra të ndryshme të qytetit të Përmetit. “Vjosa N’Fest” do të mbahet më datë 28, 29 dhe 30 Prill duke pritur kështu çeljen e sezonit turistik në datën 1 maj.

Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar” e ka bërë prioritet mbrojtjen e mjedisit. Për rrjedhojë, turizmi është kthyer në një synim unifikues, me potencialin për të pozicionuar zonën si një destinacion turistik konkurrues, me vlerë në tregun kombëtar, rajonal dhe global.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe