MENU
klinika

"Fama të ktheka gërrhimën në klarinetë!"

Kiara konsiderohet ‘arrogante’, opinionistët ironizojnë

05.04.2023 - 11:11

Rikthimi i Kara Titos në Big Brother, është parë në audiencë sikur ajo po sillet këtë herë më arrogante. Këtë koment që është lexuar në rrjetet sociale ndaj Kiarës e përdori mbrëmjen e të martës edhe opinionistja Zhaklin Lekatari e cila argumentoi se Kiara “ka vërtetuar këto ditë se Kiara i merr vendimet në bazë të audiencës, pëlqimeve, në bazë të asaj që është moralisht e pranushme”.

Me ironi ka qenë edhe deklarata e Arbër Hajdarit i cili tha se “fama të ktheka gërhimën në klarinetë, të bëka mos pyske më as cfarë ngjyre kanë bluzat e partnerit, asnjë lloj problemi madje tani ai ka gjithmonë të drejtë për cdo gjë”.

Arbër Hajdari: Unë nuk jam në zemrën e saj, e kam parë ditën që erdhi këtu në studio ku nuk takoi asnjë nga ish banorët dhe kur iku na dha një të puthme ne kështu ironike.

Unë e kuptoj që fama është e vështirë të administrohet kur të lakohet emri, por që fama të ktheka gërhimën në klarinetë, fama e këtyre njërëzve ku akuzon Bledin që do vëmendje ndërkohë që është personi kryesor nga ky muhabet që do vëmendje, fama të bëka mos pyske më as cfarë ngjyre kanë bluzat e partnerit, asnjë lloj problemi madje tani ai ka gjithmonë të drejtë për cdo gjë dhe më vjen keq sepse po shoh dy Kiara.

Kur kam parë videot përmbleedhjet nuk e besoja që kemi të bëjmë me këtë Kiarë dhe këto deklarata. Unë kam hall se do fillojë tani Luizi do thotë dua hapësirën time se këto ditë është komplet njeri tjetër.

Zhaklin Lekatari: Dëgjova Kiarën që tha unë tani kam besim vetëm te vetja dhe te Luizi por nuk e mendoj fare kështu se nëse ajo do kishte pasur besim te vetja ajo nuk do ishte penduar për vendimet që ka marrë herën e parë në Big Brother kur hyri që i hodhi të gjitha poshtë.

Arroganca dhe fodullëku që ajo tregoi këto ditë, për mua, na japin përgjigje gjithë pikepyetjeve që ne kemi renditur këtu emision pas emisioni për vërtetësinë e saj, në dashuri, si lojtre, për aftësinë e saj si lojtare dhe strategjitë e saj.

Kiara ka vërtetuar këto ditë se Kiara i merr vendimet në bazë të audiencës, pëlqimeve, në bazë të asaj që është moralisht e pranushme, moralisht e vlefshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tani nuk ke më nevojë për hapësirë"

Arbër Hajdari ironizon Kiarën