MENU
klinika

Del në skenë arma e re e fuqishme

Kina gati për “Luftën e Tretë Botërore”

16.04.2023 - 09:00

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë flitet për një luftë të mundshme mes SHBA-së dhe Kinës, kjo e fundit duket se i ka hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit”.

Dokumentet sekrete amerikane kanë zbuluar se vendi rival i tyre ka krijuar një raketë të re e cila mund t’i shmanget mbrojtjes së SHBA. Raporti tepër sekret nga drejtoria e inteligjencës së Shefave të Shtabit të Përbashkët, i përpiluar më 28 shkurt, tregon se raketa e re e Kinës DF-27 ishte subjekt i një testimi të suksesshëm.

Pajisja e re përshkruhet si një raketë balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi dhe është pjesë e serisë Dongfeng, një grup raketash të gatshme për të dhënë koka bërthamore.

Sipas raportit të rrjedhur, arma “posedon një probabilitet të lartë për të depërtuar” në mbrojtjen e raketave balistike amerikane. Po ashtu thuhet se raketa e sapokrijuar është e aftë të fluturojë me shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e zërit dhe se ka një mjet rrëshqitës hipersonik.

Kjo do të thotë se mund të zhvendoset gjatë fluturimit, duke e bërë tepër të vështirë rrëzimin. Dokumenti vuri në dukje se DF-27 fluturoi për rreth 12 minuta, duke udhëtuar 2,100 kilometra (1,300 milje), sipas raportimit të “Washington Post”.

Po ashtu, në dosje, Kina nuk përmendet vetëm për këtë. Vendi thuhet se miratoi një lëvizje për të mbështetur Rusinë me dërgesa armësh, por dëshironte që përfshirja e saj të mbetej sekret, duke i quajtur dërgesat “pajisje”, jo “armë”.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Qin Gang, pretendoi se Kina nuk do t’i jepte kurrë armë asnjërës palë në luftën e Ukrainës dhe si rezultat do të kufizonte edhe eksportin e teknologjisë me përdorim të dyfishtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"...do të jetë shumë ndryshe për disa arsye"

A ka mbaruar Lufta e Ftohtë?


"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?