Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e “Call Centër”.
Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se është bërë e munndur arrestimi i Adrian Rrugeja, ndëra në hetim janë vendosur shtetasit me ininciale, E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç.
Ata kishin marrë me qira një banesë në Kavajë në lagjern nr.5 dhe e kishin kthyer në “Call Centër”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë sekuestruar katër kompjuterët, si edhe në ambientet e banesës është gjetur një sasi kanabisi.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Përshtatja”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.
Këta shtetas kishin përshtatur një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 5, Kavajë, si Call Center, subjekt i cili ishte i palicencuar dhe me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente. Gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese u gjetën të instaluar 4 kompjuterë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 kompjuterët.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.