MENU
klinika

Prag zgjedhjes

Konjufca: Ka tendencë për destabilizim të veriut të Kosovës

13.04.2023 - 10:52

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se ka tendencë të qartë që të destabilizohet veriu i vendit përpara zgjedhjeve të 23 prillit.

Konjufca u shpreh se shtyrja e dytë e këtyre zgjedhjeve është e paarsyeshme, shkruan Kosova Press.

Sipas tij, institucionet duhet të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre ligjore e kushtetuese. Kreu i legjislativit u ka bërë thirrje për qetësi të gjithë qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

“Meqenëse edhe zgjedhjet po afrohen, pra pas dhjetë dite është data e zgjedhjeve, nuk janë të rastësishme të gjitha këto që po ndodhin, meqë është një tendencë e qartë që te destabilizohet ajo pjesë e vendit, përpara zgjedhjeve të 23 prillit”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN