Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se parashikon një fitore të sigurt të socialistëve më 14 maj. Sipas tij humbje për ta do të konsiderohej nëse merrnin 80% të bashkive. Juristi nënvizoi se do të jetë fitore në mbi 80% të territorit.
“Unë parashikoj një fitore mbi 80% të socialistëve, minimumi 85%. Pra, nëse socialistët fitojnë më pak se 85, fitojnë 80%, konsiderohet humbje për socialistët. Unë parashikoj që nga Fushë Kruja e poshtë, çfarë fillon Tiranë, Durrës, Elbasan, Shqipëria e mesme dhe Shqipëria e Jugut, Partia Demokratike nuk fiton asnjë bashki, me përjashtim të dy bashkive të vogla që janë në diskutim, Kamzës dhe Kavajës. Mendoj se në Kamzë dhe Kavajë do të ketë rivalitet.
Unë parashikoj që Partia Demokratike fiton 11-12 bashki, Partia Socialiste fiton 48-49 bashki,” – u shpreh Spahiu i cili sqaroi se kjo fitore e koalicionit do të vijë në rastin më të mirë.