MENU
klinika

Iu hodh makina në erë me tritol

Kreu i PD në Vaun e Dejës: S’kam konflikte me askënd

11.04.2023 - 10:47

Kreu i PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës i shpëtoi sot një atentati, pasi në makinë i kishin vënë tritol.

Mjeti shpërtheu sapo Ndreca hypi në makinën, tip “Audi”. Ai për media shkurtimisht ka thënë se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të ketë dashur t’i bëjë keq.

Ai u shpreh se nuk dyshon te askush. Policia ndërkohë ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ishin në shtëpinë e Ndrecës.

Kujtojmë që mëngjeisn e sotëm u hodh në erë makina e Ndrecës. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit. Kur kreu i PD në Vaun e Dejës hypi në mjet, makina shpërtheu.

Fatmirësiht Ndreca nuk u lëndua dhe nga ngjarja pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.