MENU
klinika

Nga më të rëndësishmit e kinematografisë'

Kristaq Mitros i jepet lamtumira e fundit

08.04.2023 - 17:42

Në hollin e Universitetit të Arteve, ku ai u pat mësuar brezave të rinj të kineastëve Regjinë e Filmit dhe Televizionit, Kristaq Mitros i jepet lamtumira e fundit…

Regjisori u shua mëngjesin e kësaj të hëne në Austri në moshën 77-vjeçare. Në projekt shfaqen pjesë nga filmat që realizoi bashkë me kolegun, Ibrahim Muçaj…

Piro Milkani, ka qenë ndër të parët bashkëpunëtorë të tij, tek “Zbardhi një ditë” ku punoi si ndihmës regjisor…

“Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj janë dy nga të parët asistent të filmit tim “Kur zbardhi një ditë”. Pra qysh nga viti 1971, pranë njëri tjetrit. Ata u bënë kolegë u krijua një dyshe e mrekullueshme regjisorësh”, shprehet regjisori Piro Milkani.

Duket sikur i përshëndet për të fundit herë me radhë… Nga “Tokë e përgjakur” tek “Një djalë e një vajzë”, në mes të tjerë filma që bënë histori…

“Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, bashkëpunuan duke filluar nga “Dimri i fundit” deri tek “Liri a vdekje” . Realizuan të tjerë tituj si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Nusja dhe Shtetërrethimi”, “Apasionata”, të gjithë të mrekulleshëm që pasurojnë në mënyrë të jashtëzakonshme thesarin kinematografik të veprave më të mirë të filmit shqiptar të viteve të komunizmit”, shprehet regjisori Milkani.

Mitro bashkëpunoi më tej në mbi 17 filma artistik e dokumentarë, kolegët kujtojnë sot kontributin e tij human e artistik.

“Gjithmonë e më shumë po ikin figura që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare. Kristaqi bashkëpunoi me Ibrahim Muçajn, por në dijeninë time në sheshin e xhirimit, aq sa kam unë dijeni udhëhiqte Kristaqi”, shprehet regjisori Vladimir Prifti.

Piktori Arben Basha, e rrëfen regjisorin si detajist, për të fiksuar portretet, për nxitur aktorët të jepnin më të mirët e për të përjetësuar skena që shikojnë sot dhe brezat e rinj…

“Kristaqi ka një vlerë që e dallon nga regjisorët e tjerë. Ndonëse mbaroi shkollën e aktorëve ai ishte shumë figurativ. Duke qenë shumë figurativ ai bënte dhe vizatime dhe karikatura. Kishte shumë besim tek piktori i filmit. E punonte kuadrin në mënyrën më estetike, më fine. Asgjë nuk shkonte në rastësi”, shprehet piktori i filmit dhe miku i afërm i Mitros, Arben Basha.

Nuk i ka munguar dëshira regjisorit Kristaq Mitro, për të lënë pas të tjera filma artistikë.

“Kishte ëndërr të bënte filma, ka realizuar disa projekte por nuk u realizuan. Sidoqoftë 12 filma artistikë nuk janë pak. Është nga figurat më të mira dhe më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare”, shprehet Milkani.

Kineasti u përcoll në mesditë për në banesën e fundit në Tufinë…

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe