MENU
klinika

"Duhet t’i tregojmë që ka shpresë te opozita"

Kryemadhi: Sfida jonë për ’14 majin’ është zona gri!

19.04.2023 - 16:26

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se sfida e opozitës për 14 majin është të arrijë të fitojë votat e zonës gri. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Kryemadhi tha se duhet të tregojnë që opozita do të sjellë shpresë.

“Transporti falas pati efekt, të paktën për 200 mijë familje në Tiranë. Çdo familje e sheh si ndihmesë, është të paktën 1 rrogë në një familje të varfër. Ku do i gjesh lekët? Janë paratë e inceneratorëve. Transporti publik falas u pëlqye dhe njerëzit e kuptuan. Duhet punë për zonën gri dhe kjo është sfida e kandidatëve të kryetarëve të bashkisë. Pjesa gri ka një rëndësi, kërkon shpresë. Pjesa gri është kundra qeverisë por do të shohë dritë shprese te opozita”, tha Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se me Berishën kanë krijuar ri-institucionaizimin e opozitarizmit për shkak të gabimeve që bënë në kohën kur kreu i PD ishte Lulzim Basha. Kryemadhi vijon me sulmet ndaj Bashës që e konsideron kukull që përdorej nga Rama dhe përfitoi financiarisht nga djegia e mandateve. Ndërsa për Berishën thotë se nuk i imponohet por po punojnë për të bërë opozitë të fortë, jo të përsërisin gabimet e të shkuarës.

“Basha na largoi nga institucionet e s’kishim raport kontrollues. Kur një njeri të godet me çizme nuk ka më marrëveshje me të. Basha për të larguar komoditetin e Ramës, mori vendimin që e largoi dhe duke qenë jastë cdo situate legjitimiteti e kishe të pamundur që t’i bëje bllok vendimeve të Bashës. Duke qenë se ike nga pushteti vendor e Parlamenti. I vetmi njeri që përfitoi nga djegia e mandateve ishte Basha. Berisha humbi politikisht se sulmohet në mënyrë të padrejtë nga Basha e institucionet e tjera. Lulzim Basha u bë kukull që përdorej nga Rama.

Sot Berisha s’është në këto kushte. I kthehesh bashkive, pra nuk të imponohet dhe as ne atyre. Kemi krijuam ri-institucionalizim të opozitarizmit, po është e vështirë. Njerëzit po nuk e kuptuan gabimin, do e bëjnë prap. Po të ishte Lulzim Basha, mos u çudit se do thoshte prap që do e bojkotonte. Ka mekanizma që kërkojnë të destabilizojnë opinionin publik të Lulzim Bashës. Përdorimi i administratës publike është shkelje ligji”, tha Kryemadhi.

Në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Të Fundit
Ora 15:15
Zgjedhjet e 14 majit/ Vangjeli: Mënyra e vetme që të mposhtet Rama është mpiksja në një e të gjitha forcave opozitare

Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar zgjedhjet e 14 majit duke thënë se mënyra e vetme se si mund të rrëzohet Edi Rama është shkrirja në një e të gjitha forcave opozitare.

“Në fushatën e 2021 ishte e qartë që 2 kryetarët e opozitës ishin të baraslarguar nga njëri-tjetri. Kjo reflektohej edhe në bazë por e njëjta histori me po të njëjtën egërsi lufte ka qenë edhe në fushatën e 2017, aq sa dukej se Partia e Lirisës dhe PD garonin për vend të dytë e të tretë. Dy fjalë kyçe të Kryemadhit tregojnë të nesërmen, koordinim dhe kolaudim. Kjo është prova gjeneralë e asaj që e urdhëron logjike. Ka vetëm 1 mënyrë që të mposhtet Rama, mpiksja në një e të gjitha forcave opozitare kundër Edi Ramës. Partia e Lirisë duke qenë legale, është afruar si strehë për partinë e Berishës që ka problemet e tij, por i bashkon logjika duke mbajtur identitetin e tyre, por shkrirjen e një emri, tek oferta e nesërme për shqiptarët në postin e kryeministrit. Është një histori e të paktën 2 viteve e pak më para, para zgjedhjeve të 2021 kur Kryemadhi pavarësisht se kryeministër i vendit do të ishte Basha, nëse do të varej qoftë edhe nga vota e Kryemadhit, ajo s’do jepej kurrë për të”, tha Vangjeli.