Baleti “Giselle” është ngjitur për dy netë me radhë në datat 12 dhe 13 prill në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me koreografi të ikonës së baletit Giuseppe Picone një nga yjet më të shquar të baletit në Evropë, dhe profesionalizmit të dirigjentes së trupës, Alisa Gjoni.
Historia e “Giselle”, një vajzë 15-vjeçare, e cila pavarësisht që zhgënjehet nga dashuria e saj e parë, vijon të përjetojë të njëjtin emocion edhe në botën e përtejme. Por lufta e vilizave do t’ia bëjë më të vështirë këtë dashuri.
Në role ishin Giselle-Adela Muçollari; Albert- Ervis Koçeku, Anxhelo Muçollari; Hilario-Dion Gjinika, Pas de deux fshatare- Eles Resuli dhe Arando Meçi; Mirta-Elda Logo dhe Ambra Troplini; Viliza- Jonida Qafmolla dhe Elona Beqiraj; nëna e Giselle-Matilda Reka; Bathilde-Ambra Troplini, Duka-Kristi Dushmani, shoqëruesi i princit-Evis Heta.
Pjesë e kësaj shfaqje që u ngjit në skenën e transformuar plotësisht dhe përcolli emocione të jashtëzakonshme tek një publik i gjerë artdashësish, ishin edhe nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike.
Kryevepra e baletit klasik, “Giselle” është vënë edhe më parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.