MENU
klinika

Mbledhja Shqipëri-Kosovë

Kur dhe ku do mbahet takimi mes dy qeverive

09.04.2023 - 11:45

Mbledhja e radhës e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, pritet të mbahet në qershor në Gjakovë.

“Report tv” raporton se pritet që takimi të zhvillohet në Gjakovë më 14 qershor dhe se për këtë ditë kanë rënë dakord të dyja palët. Ministrat shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.

Nëpërmjet elementëve ilustrues, ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkëpunim me homologun e tij, saj nga kabineti tjetër qeveritar.

Më pas kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve. Më pas ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët.