MENU
klinika

Me precendent të theksuar penal

Kush është Aldi Mustafi që sot i shpërthyen makinën me tritol

03.04.2023 - 14:37

Automjeti në pronësi të shtetasit Aldi Mustafa ka shpërthyer me lëndë plasëse në një atentat të ndodhur të hënën në Shkozet.

Nga informacionet e para bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Mustafa është shok i Aleksandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në gusht të vitit 2021 Mustafa u arrestua në Durrës së bashku me dy shtetas të tjerë pasi dyshohej se do kryenin një vrasje kundrejt pagesës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN