MENU
klinika

I ishte caktuar roli i vëzhgueses

Kush është anglezja që mori pjesë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj?

28.04.2023 - 12:28

Teksa policia vijon ende hetimet për vrasjen e Ardian Nikulajt dhe ka shpallur në kërkim disa presona mes tyre dhe disa shtetas të huaj, në media janë bërë publike detaje të reja.

Siç edhe është publikuar, mësohet se porositës dhe financues i krimit ka qenë Edmond Haxhia. Kujtojmë se në 19. 04. 2023 rreth orës 13:25 në ambientet e lokal “Coral”, Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij.

Ndërkohë vrasës është një portugez i identifikuar si Ruben Saraiva, teksa u ndihmua nga 4 bashkëpunëtorë, shtetas britanikë, konkretisht, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Vajza në foto është Harriet Bridgeman, anglezja e cila ishte pjesë e një grupi kriminal, i paguar për të vrarë biznesmenin 51-vjeçar Ardian Nikulaj.

Me origjinë nga Bristol, Harriet me rolin e vëzhgueses, akuzohet se së bashku me 5 persona të tjerë, se organizuan dhe ekzekutuan planin për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin, 1 javë më parë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin