I riu që shihni në foton e mëposhtme ëshë Klajdi Mancaku, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm plagosi dy të rinj të tjerë për një sherr që kishte nisur në rrjetin social TikTok. Dosja.al ka siguruar fotot e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit, por ajo që bie në sy janë fotot e tij me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano.
Por ende nuk dihet se përse konkretisht ka nisur sherri mes të rinjve në Durrës.
Deri më tani raportohet se Mancaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin, e më pas kanë vendosur që të takohen për t’u sqaruar. Vrioni kishte marrë me vete kushëririn e tij, Jurgen Vrionin dhe shokun e tij, Arbër Haxhiun. Sapo i ka parë, Mancaku ka qelluar ndaj tyre, duke plagosur 2 nga 3 të rinjtë. Por fatmirësisht asnjërit prej tyre nuk i rrezikohet jeta.