Superliga shqiptare ka nisur këtë të shtunë me javën e 31-të. Në “Adush Muça” të Ballshit me fillim nga 15:00, Bylisi vendas u mund 0-2 nga Laçi. Për kurbinasit e Stavri Nicës shënuan Bibo në pjesën e parë dhe Babatunde në fundin e ndeshjes. Po sot në 18:00 luhet Erzeni – Partizani në “Niko Dovana” në Durrës. Nesër në 15:00 luhen Tirana – Kastrioti dhe Kukësi – Teuta, teksa në 18:00 luhet Vllaznia – Egnatia.
Në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh, Bylisi humbi 0-2 me Laçin për javën e 31-të në Superligën shqiptare të futbollit. Miqtë e Stavri Nicës ishin më kërkues, duke gjetur golin qysh në minutën e 31-të me Stiven Bibo. 19-vjeçari që kishte pak minuta në këmbë këtë sezon, la shënjën e tij në këtë duel, duke i dhënë një mesazh stafit teknik. Pjesa e dytë ishte me ritëm, teksa Bylis kërkoi me ngulm golin e barazimit. Vendasit e Naci Shensojit dolën të gjithë në sulm, teksa lanë hapësira pas. Pikërisht në minutën e 90+1 kurbinasit përfituan nga një kundërsulm, me Babtunden që gjeti golin e dytë. Me këtë fitore, Laçi shkon në kuotën e 43 pikëve për vendin e katërt dhe momentalisht është me pikë të plota me Egnatian e zonës evropiane. Me 33 pikë, Bylis vijon të mbetet në vendin e nëntë (të parafundit).
Superliga – java 31:
E shtunë:
Bylis 0-2 Laçi
18:00 Erzeni – Partizani