10.04.2023 - 11:23
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se java që shkoi ka qenë e ngarkuar me takimin që u zhvillua në Bruksel, në nivel kryenegociatorësh.
Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se të dy palët diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale. Lidhur me këtë takim, Lajçak ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
“Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka shkruar Miroslav Lajçak.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Mos e humbni autobusin"
‘Hapi i dytë’, thirrje për marrëveshje në takimin e Ohrit
Josep Borrell mbi tensionet në veri
“BE i gatshëm të shtojë trupat e EULEX-it në Kosovë”
Presioni arrin kulmin