MENU
klinika

Duhet të bindë Murinjon

Marash Kumbulla ka shansin e fundit ndaj Milanit

26.04.2023 - 12:53

Roma do të përballet këtë fundjavë me Milanin në kampionat dhe një vend në Ligën e Kampionëve, është objektivi i verdhekuqve. Por, problemet në mbrojtje janë kthyer në një shqetësim për Zhoze Murinjon.

Në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës, kryeqytetasit humbën edhe shërbimet e Lorentes. Mbrojtësi është dëmtuar para takimit ndaj Milanit dhe tashmë opsioni i fundit që Murinjos i mbetet, është vetëm aktivizimi i Marsh Kumbullës si titullar.

Ndeshjen e fundit nga minuta e parë, Kumbulla e ka në 12 mars ndaj Sasuolos por një karton i kuq në atë ndeshje, bëri që të mos i besoheshin më minuta përveç asaj ndaj Fejnord ku u aktivizua në të dytën. Mediat në Itali, e shohin ndeshjen ndaj Milanit si shansin e fundit për mbrojtësin e Kombëtares, për të bindur Murinjon për vlerat e tij.