MENU
klinika

"Janë tmerruar nga shpërthimi i jashtëzakonshëm në stadium"

Me çfarë shpenzimesh u hap fushata në “Air Albania”? Meta: Dërgoni kërkesë me shkrim

18.04.2023 - 16:10

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur për shpenzimet e organizimit të hapjes së fushatës elektorale së bashku me Sali Berishën në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë një deklarate për media, Meta tha se gazetarët duhet t’i drejtohen me kërkesë me shkrim Partisë së Lirisë apo “Foltores” për të marrë përgjigjen.

Stadiumi “Air Albania” u mor me qira nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” në datën 15 prill, për çeljen e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore.

“Këto janë pyetje që keni të drejtë t’i ngrini, mund të bëni kërkesë me shkrim si te PL dhe PD, ka shumë të drejtë Rama dhe ramarucët e tij që janë tmerruar nga shpërthimi i jashtëzakonshëm në stadium, dhe do të jenë të detyruar të piqen herë pas here për të shmangur gjithë thelbin e garës së 14 majit, për të shpëtuar bashkitë nga vjedhja e përditshme që ka bërë në këto katër vite.

Për sa i takon 14 majit, është shumë e qartë, çdo ditë që kalon ankthi i atij që do të mbillte pemë, pasi mbolli shkatërrim në Tiranë dhe Durrës për 20 vite, duke vënë dorë edhe mbi trashëgimitë arkeologjike, mbi shkolla dhe duke grabitur hapësira, tani është e qartë se erdhi ora e llogaridhënies”, deklaroi Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN