11.04.2023 - 13:32
Mediat serbe kanë raportuar plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në veri të Kosovës, si një ngjarje e qëllimshme. Në mediat serbe, titujt kryesore janë se policia e Kosovës ka qëlluar mbi serbin Milan Jovanoviç. Jovanoviç është operuar në repartin e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij ende po monitorohet.
“Anëtarët e Rosu plagosën një serb pranë urës së Bistricës”, “Anëtarët e Rosu-së në urën e Bistricës kanë qëlluar në një veturë në të cilën ishte një serb, është goditur në gjoks”, “Rosu qëllon me armë serbin në rrugën Leposaviq-Zveçan”, janë këta disa nga titujt e mediave serbe.