01.04.2023 - 14:34
Makina e një kompania private të transportimit të vlerave monetare është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij po fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik dhe në momentin kur mjeti është përfshirë nga flakët në makinë nuk kishte pasur para.