MENU
klinika

Transportonte para

Merr flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës

01.04.2023 - 14:34

Makina e një kompania private të transportimit të vlerave monetare është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij po fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik dhe në momentin kur mjeti është përfshirë nga flakët në makinë nuk kishte pasur para.