MENU
klinika

Pasagjerët dalin të gjithë jashtë

Merr flakë në lëvizje e sipër urbani në Tiranë

10.04.2023 - 17:52

Një autobus i linjës urbane të Institutit ka marrë flakë në lëvizje e sipër pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet. Si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht motori i mjetit urban.

Pasagjerët kanë arritur të dalin të gjithë jashtë dhe deri më tani nuk raportohet për asnjë person të lënduar. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.