MENU
klinika

"Duhet të vrapojmë…!"

Meta: Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion!

15.04.2023 - 16:32

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në hapjen e fushatës elektorale të “Bashkë Fitojmë”, deklaroi se “nuk është koha për ndryshim, por për revolucion”.

Meta u shpreh se “nuk do vendosen taksa arbitrare për shërbime që nuk shkojnë tek qytetarët, por tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Do kemi kryebashiakë që do zgjidhin hallet e qytetarëve”

Ilir Meta: “Asnjë këshilltar opozitar në 4 vite në Shqipëri. E dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut, siç është e gjithë Rilindja. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucionin me votë, që do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut dhe do sjellë llogaridhënie absolute, për çdo kandidat që do zgjidhet.

Ai autobus atje është shpresë e madhe, jo thjesht për transportin falas sepse më në fund nuk do vendosen taksa arbitrare për shërbime që nuk shkojnë tek qytetarët por tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Do kemi kryebashiakë që do zgjidhin hallet e qytetarëve. Të gjithë të vrapojmë sepse përballë këta kandidatë nuk kanë rivalë por kanë vetëm një regjim të kalbur në thelemet e tij të korruptuara.

Kanë përballë një regjim që do vetëm një të shtyrë me votën tuaj. Më 14 maj të votojmë për këtë ndryshim. Janë kandidatët më legjitim që ka njohur historia e vendit tonë.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe