12.04.2023 - 23:18
Milani ka mposhtur Napolin me rezultatin 1-0, në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Duelin e vendosi goli i Benaser, në minutën e 40-të, ndërkohë që skuadra e Spaletit, luajti prej minutës së 74-t me 10 lojtarë pas daljes me dy kartonë të verdhë të Angisa.
Kuqezinjtë duket se ia kanë marrë dorën Napolit, pas triumfit 0-4 në kampionat, teksa me triumfin e sotëm, kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinale, gjithsesi gjithçka do të vendoset ditën e martë në duelin e kthimit që do të zhvillohet në “Diego Armando Maradona”.