MENU
klinika

"Ne jemi të përgatitur"

Ministri i Tajvanit paralamëron: Kina është gati për luftë

12.04.2023 - 10:23

Një ditë pasi Kina simuloi sulme të përbashkëta precize në Tajvan gjatë stërvitjeve ushtarake rreth ishullit, Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu dënoi veprimet e Pekinit. Wu është shprehur se Kina është gati dhe me këtë stërvitje ka paralajmëruar për një sulm të afërt në Tajvan.

“Shikoni stërvitjet ushtarake dhe gjithashtu retorikën e tyre, ata duket se po përpiqen të përgatiten për të nisur një luftë kundër TajvanitQeveria Tajvaneze e shikon kërcënimin ushtarak kinez si diçka që nuk mund të pranohet dhe ne e dënojmë atë,” tha ëu.

I pyetur nëse Tajvani ka ndonjë ide për kohën e veprimit të mundshëm ushtarak kinez, duke pasur parasysh vlerësimet e inteligjencës amerikane, ëu shprehu besim në përgatitjet tajvaneze.

“Udhëheqësit kinezë do të mendojnë dy herë përpara se të vendosin të përdorin forcën kundër Tajvanit. Dhe pavarësisht nëse është 2025 apo 2027 apo edhe më tej, Tajvani thjesht duhet të përgatitet”, tha ai.

Stërvitjet kanë shënuar herën e parë që marina kineze ka simuluar sulme nga avionët luftarakë me bazë në aeroplanmbajtëse në Tajvan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga BBC/ A do e bënte një vend më të pasur?

A duhet të përpiqen vendet të bëjnë gjithçka vetë?

Nga AlJazeera/ Miqësi "pa kufij"

A do të jetë Kina shpëtimi ekonomik i Putinit?