MENU
klinika

Analiza

Misteri për shëndetin e Erdogan, a do të heqë dorë nga zgjedhjet?

28.04.2023 - 15:00

Çfarë ndodhi me Recep Tayyip Erdogan? Në fakt, nuk dihet, dhe publikisht të paktën askush nuk ka folur konkretisht.

Gjithçka që dimë është se presidenti i fortë turk ndërpreu papritur një intervistë televizive të martën me një problem të dukshëm shëndetësor.

Nuk ka asnjë video publike që tregon atë, por nga audioja e intervistës dëgjohen disa rënkime nga dhimbjet, që sipas shumë ekspertëvejanë probleme me stomakun. Intervistuesi ngrihet në këmbë, i alarmuar. Intervista përfundon.

Të mërkurën, Erdogan anuloi disa tubime të fushatës dhe shkroi në Twitter se gjendja e tij është vetëm një “problem i vogël”.

Megjithatë më vonë ai u shfaq përmes një video-lidhjeje për inaugurimin e termocentralit bërthamor Akkuya. Para ceremonisë, dy liderët folën në telefon, sipas drejtorisë së komunikimit të Presidencës Turke. Erdogan falënderoi Putinin për kontributin e tij në termocentralin bërthamor gjatë bisedës, por diskutuan edhe zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë si dhe për marrëveshjen e grurit, thuhet në një deklaratë.

Recep Tayyip Erdogan no longer appears invincible after bruising election result | World News | Sky News

“Presidenti rus Putin i përcolli presidentit Erdogan urimet e tij më të mira”, shtohet në deklaratë.

Erdogan po përballet me zgjedhjet e tij më të vështira që nga marrja e pushtetit në 2003, me një aleancë prej gjashtë partish opozitare që bashkojnë forcat për ta rrëzuar atë ndërsa turqit po luftojnë me krizën më të keqe të kostos së jetesës në dy dekada.

Aleanca opozitare ka zgjedhur Kemal Kilicdaroglu, si kandidat në votimin e 14 majit.

Çdo problem serioz shëndetësor jo vetëm që do të kufizojë aftësinë e Erdogan për fushatë, por gjithashtu mund të ngrejë pyetje lidhur me aftësinë e liderit 69-vjeçar për të vazhduar detyrën ose për të marrë mandatin e ri.