MENU
klinika

“Histori shqiptarësh”

Mozzik rrëfen si është rrahur në shkollë nga mësuesi i muzikës!

21.04.2023 - 11:23

Gramoz Aliu i njohur si Mozzik ka ndarë me të gjithë një histori “interesante” nga e kaluara, e cila me siguri është e ngjashme me shumë prej historive tona.

Po, edhe reperi është “rrahur” nga mësuesit kur ka qenë nxënës në shkollën fillore. Dhe as më pak e as më shumë se nga mësuesi i muzikës.

Këtë histori e ka rrëfyer vetë Mozzi në një intervistë së fundmi, ku u gjend përballë shokut të tij të klasës në emisionin ‘’Unë dhe ti’’.

Dyshja ndanë histori interesante kryesisht nga shkolla, ku mes tjerash zbuluan se artisti ishte rrahur keq nga mësuesi i muzikës.

Edhe në intervista në të kaluarën artisti nga Ferizaj ka rrëfyer se ai ka qenë një nxënës problematik dhe për këtë ishte përjashtuar nga shkolla duke mos vazhduar shkollimin më tej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mozzik flet për ndarjen nga Loredana

“Hana do të rritet dhe do e kuptojë, jeta vazhdon”

“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh"

“Gënjen!”, Mozzik i përgjigjet ashpër Loredanës