MENU
klinika

"Nëse më shkruan i pari kur të dalë…"

Mundësi për tu rikthyer? Keisi flet për Kristin

16.04.2023 - 11:06

Keisi Medini ishte e eleminuara e radhës në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Pas daljes nga shtëpia, modelja foli në studio për rrugëtimin e saj.

Mirëpo, Keisi nuk la pa përmendur dhe ish-romancën e shkurtër që pati më Kristin brenda shtëpisë, ku u shpreh se pas mbarimit të spektaklit ish-banorja do të presë një mesazh nga ai dhe më pas do të shikojnë si do të shkojë marrëdhënia mes tyre jashtë.

Pjesë nga biseda:

Keisi: Jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim. Dua të falenderoj ndjekësit dhe ju për mundësinë që më dhatë. Sot bëra 67 ditë. Nuk e prisja. Kisha menduar që do qëndroja vetëm 3 javë. I kam menaxhuar mirë situatat dhe i kam vuajtur nga brenda.

Arbër: Në marrëdhënie me banorët e tjerë, nuk ka ofenduar njeri. Është treguar vajza e urtë dhe pak naive. Brenda shtëpise duhet të përfshiheshe më tepër. Për mua, situatat i administratove mirë dhe tregove respekt për Kristin.

Keisi: Ditët e fundit e kam ngacmuar Kristin dhe prisja që ai të më thonte diçka, por nuk ia dola. Nita, Luizi, Kristi dhe Dea janë katër finalistët, për mendimin tim.

Zhaklin: Keisi është një vajzë shumë gjenuine. Keisi është 22 vjeç dhe ia doli shumë mirë aty. Duhet ta ngrije ndonjëherë zërin, për të mbrojtur veten tënde. Mendoj që nuk ke qenë mjaftueshëm e përgatitur, për t’i bërë ballë situatat vetë.

Keisi: Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim.

Ronaldo: Ti këtë javë kishte kartën që të riktheheshe me Kristin. Pse nuk e bëre?

Keisi: Unë zgjodha të isha vetëvetja dhe jo të bëja gjëra që të dilja nga vetja ime.

Kujtojmë se Kristi dhe Keisi nisën një romancë brënda shtëpisë së “Big Brother VIP” e cila nuk zgjati për shumë kohë pasi kjo e fundit kërkoi që të mos e zhvillonte më shumë marrëdhënien pasi kjo gjë bëri që ajo të harronte lojën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si reaguan familjarët e saj dhe të Kristit?

Lorenci pranon publikisht lidhjen me Keisin