MENU
klinika

Spalletti një ndeshje larg titullit kampion

Napoli leksion Juventusit në Torino

24.04.2023 - 12:51

Në “Allianz Stadium” në Torino, Juventusi humbi 0-1 me Napolin për javën e 31-të në Serie A.

Dueli ishte i luftuar, me vendasit që kontrolluan pjesën e parë. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Duhej minuta e 82 që Di Maria të shënonte për Juventusin, me VAR-in që anulloi golin për shkak të një faulli gjatë aksionit. Në minutën e 90+3, e fundit e shtesës, Raspadori me një goditje fluturimthi nga brenda zonës, do hidhte “knock out” Juventusin në shtëpi, duke i shkaktuar humbjen e tretë radhazi.

Me 78 pikë, Napoli kryeson renditjen e Serie A dhe i duhet një fitore për t’u shpallur matematikisht kampion në Serie A. Juventusi me 59 pikë mban vendin e tretë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin