MENU
klinika

Fitorja e Milatoviç

Nazarko: Mali i Zi s’mund të dalë nga kursi pro-perëndimor

03.04.2023 - 19:08

I ftuar në Abc News, analisti Mentor Nazarko komentoi gjithashtu edhe rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi, kur kandidati Jakov Milatoviç fitoi bindshëm ndaj Milo Gjukanoviç. I pyetur nga gazetarja se si do të ndikojë kjo, analisti tha se nuk beson që Mali i Zi do të dalë nga kursi pro perëndimor.

“Milatoviç është një figurë e mbështetur në perëndim. Ka studiuar në Perëndim por ka mbështetje edhe nga Kisha Serbe. Por ama është një figurë e formuar më së shumti në perëndim. Perëndimit është duke tërhequr Serbinë në NATO dhe as nuk mund të imagjinohet që zhvillimet në Mal të Zi të dalin jashtë saj.”, tha ai.

Ai shtoi se presidenti i ri ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Dritan Abazoviç, që sipas analistit, ishte shkatërruesi i ‘perandorisë’ së Gjukanoviç.

“Ka mbështetjen e perëndimit dhe Abazoviç që për hir të së vërtetës, në zhvillimet në Mal të Zi ka rolin e shkatërruesit. Nëse sot kemi rënien e perandorisë së Gjukanoviç, meritën kryesore e ka Dritan Abazoviç i cili ka pasur koherencë dhe vazhdimësi në akuzat që i ka bërë Gjukanoviçit me guxim por edhe me një lloj kompetence që kur ishte në opozitë dhe tani kryeministër. Ai ishte shkatërruesi i kësaj perandorie. Ata që bënë golin ishte lëvizja Evropa Tani.”, tha mes të tjerash Nazarko./abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i ri i Malit të Zi

Kush është Jakov Millatoviç?


Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri