MENU
klinika

Atlanta fiton me Miamin

NBA/ LeBron James dërgon Lakers në ‘play-off’

12.04.2023 - 13:05

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, në NBA kanë nisur ndeshjet e fazës “play in”, ku luajnë skuadrat e renditra në vendet 7-10 në të dyja Konferencat. Të parat kanë zbritur në fushë skuadrat e klasifikuara në vendet 7-8, ku nuk kanë munguar surprizat. Në Perëndim, Lakers fituan 108-102 ndaj Minnesota, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë.

LeBron James me 30 pikë e 10 rebound ishte më i miri për Lakers, mbështetur nga Davis me 24 pikë e 15 rebound si dhe Schroder me 21 pikë. Vendimtar stoli për Lakers, nga ku erdhën 40 pikë. Lakers kualifikohen direkt për në çerekfinale, ku do të luajnë ndaj Memphis.

Ndërsa Minnesota, ka edhe një ndeshje shtesë me skuadrën që do të dalë fituse nga ndeshja tjetër “play in” në Perëndim mes New Orleans e Oklahoma. Në Lindje, Atlanta fitoi 116-105 jashtë fushe ndaj Miami, duke siguruar kështu çerekfinalet, ku do të luajë ndaj Boston Celtics. Ndeshja u dominua nga miqtë, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Young 25 pikë më i miri). Stoli i Atlanta realizoi 51 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Lowry për Miami.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin