MENU
klinika

Policia: Po identifikohen autorët

Nuk ka qetësi veriu i Kosovës, serbi plagoset me armë

11.04.2023 - 13:31

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës. Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:48. Sipas mediave në Kosovë kanë qenë disa persona, të cilët kanë qëlluar me armë një serb të Kosovës. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Kosovës, ka theksuar se është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.

“Njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore. Nga aty kanë pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në kraharor nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij”, ka bërë të ditur policia.