MENU
klinika

24 vjet nga masakra

Osmani bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

17.04.2023 - 11:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek dhe në Çikatovë të Vjetër, të komunësa së Drenasit, në 24 vjetorin e masakrës në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër.

Ajo fillimisht do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek, e më pas do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek.

Më pas, në orën 12:00, presidentja Osmani pritet të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër, në Komunën e Drenasit.

Sot bëhen 24 vite nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, Komuna e Drenasit, ku ushtria serbe masakroi, vrau dh më pas dogji kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN