MENU
klinika

Video

Pajtohen Efi dhe Kiara, moderatorja fillon të qajë

06.04.2023 - 16:57

Asgjë nuk ishte njësoj për dy banoret e Big Brother Vip pas rikthimit në shtëpi. E kemi fjalën për Kiarën dhe Efin të cilat pas rifutjes në shtëpi nuk kishin po të njëjtin afrimitet siç e kishin para daljes nga shtëpia.

Shkak për ftohjen e marrëdhënies së dy vajzave u bë një deklaratë e Efit në episodin e lavamanit, ku Luizi kishte bllokuar Kiarën në tualet.

Efi doli në krah të Luizit dhe jo të moderatores dhe kjo bëri që marrëdhënia e tyre të krisej.

Mirëpo, si duket Kiara ka kuptuar gabimin dhe ka vendosur që t’i japë fund debateve me ish-konkurrenten e Përputhen. Teksa ishin duke biseduar mëngjesin e sotëm në oborr lidhur me raportin e tyre, Kiara u përlot dhe përqafoi Efin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në ‘luftë’ me njëri-tjetrin për një vend në finale

Kush janë katër ish-banorët e rikthyer në Big Brother Vip