MENU
klinika

U shtrua papritur

Papa Françesku del nga spitali: Jam ende gjallë!

01.04.2023 - 12:08

Pas qëndrimit prej tre netësh në një spital në Romë, Papa Françesku ka dalë nga spitali sot dhe tani pritet të fillojë përgatitjet për javën më të ngarkuar në agjendën e tij vjetore.

Teksa po dilte nga spitali, ai bëri shaka me turmën e përkrahësve dhe gazetarëve të grumbulluar duke thënë se ai është “ende gjallë”.

Ai u shtrua të mërkurën në spital, në Romë, për shkak të një infeksioni në organet e frymëmarrjes, por gjendja e tij u përmirësua me kalimin e ditëve pasi kishte marrë trajtim mjekësor.

Të premten, Papa Françesku e kishte vizituar repartin e fëmijëve me kancer në spitalin e Romës, të cilëve u kishte dhënë çokollata për festën e Pashkëve dhe madje edhe e kishte pagëzuar një foshnje, sipas një video të publikuar nga Vatikani.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, kishte bërë të ditur të premten se Papa Françesku do të lirohej nga spitali dhe do ta kryesonte meshën e madhe të së dielës.