MENU
klinika

Rihapet gara e titullit

Partizani mposht Tiranën në parket

21.04.2023 - 16:46

Kampionati Kombëtar në volejboll për meshkuj është në sfidat finale të sezonit. Në finalen e tretë në “Asllan Rusi”, Partizani dominoi Tiranën dhe fitoi 3-0 me sete.

Tanimë përballjet mes tyre janë 2-1 në favor të bardhebluve, me Tiranën që ka mundësi në ndeshjen e radhës për të ngritur trofeun, ose nga ana tjetër të kuqtë të dërgojnë sfidat në përballjen e pestë dhe atë finale.

Dueli i zhvilluar në “Asllan Rusi” pa të kuqtë më superiorë, duke fituar 3-0 me sete. Seti i parë ishte i luftuar, me Partizanin që në fund fitoi 25-20. Në setin e dytë sërish Partizani fitoi 25-22, teksa në atë final të kuqtë e mbyllën 25-20. Finalja e radhës do zhvillohet të diel në Pallatin e Sportit “Feti Borova”.