02.04.2023 - 16:36
Keidi Bare rikthehet në fushë pas afro 3 muajsh. Shqiptari ka lënë pas dëmtimin në gju dhe është aktivizuar në duelin Girona – Espanyol për afro 13 minuta.
Edhe pse skuadra e tij u mund 2-1, 25-vjaçari tregoi sinjale pozitive dhe ishte një pikë referimi për ekipin spanjoll.
Kështu Bare pritet të jete një vlere e shtuar dhe për teknikun Sylvinho pasi deri ne qershor, ai do te jete gati për të dhënë kontributin e tij me kombëtaren shqiptare.