MENU
klinika

Flet nga Korça

Peleshi: Ky do të jetë mandati i rritjes ekonomike

27.04.2023 - 10:44

“Mandati i ardhshëm do të jetë një mandat i rritjes ekonomike për të gjithë banorët e Bashkisë Korçës”.

Kështu u shpreh drejtuesi politik i qarkut, Niko Peleshi, gjatë takimit me banorë të lagjeve 5 dhe 13 të qytetit. Për Peleshin, ekonomia familjare në mandatin e ardhshëm do të jetë fokusi kryesor, për ta çuar Korçën në një tjetër standard.

 “Lagjja 5 dhe Lagjja 13 si gjithë Korça nuk është më një lagje e periferisë. Korça është e bukur gjithandej. Investimi dhe puna duhet të shkojë në çdo familje të qytetit dhe të fshatit. Atë që Korça ka pësuar në gjithë këto vite ne duam ta çojmë në çdo familje. Çdo familje duhet të jetë 180 gradë më mirë sesa ishte më parë. Nesër në krye të këtij mandati do ta themi me plot gojë se është transformuar ekonomia e çdo familjeje. Ky mandat është një mandat që do t’i shohim hajrin asaj që është investuar. Do të kemi një ndryshim dhe një përmirësim në çdo familje, jo vetëm falë punës së bashkisë, por edhe falë punës së qeverisë qëndrore.”

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, pas investimeve të realizuara në këto lagje, duke i kompletuar me infrastrukturën e nevojshme, u ndal tek investimet e reja që do të prekin këtë zonë përgjatë mandatit të ardhshëm. Për Filon, rritja ekonomike është në qendër të programit të tij me projekte shumë të rëndësishme që mbështesin këtë nismë. Ndaj edhe për këtë Filo kërkoi mbështetje në zgjedhjet e 14 majit.

 “Në rast se më pyesni që ta përkufizoj programin tonë të katër viteve në një fjali ajo është rritja ekonomike në çdo familje në qytet dhe në fshat. Por kjo rritje nuk arrihet me fjalë, por me projekte konkrete që do të rrisin të ardhurat në çdo familje dhe do të ulin kostot. Ndaj ne kemi disa projekte madhore. Por rruga e ralizimit të tyre kalon nga vota juaj në 14 maj. Duhet që të dalim me sukses nga këto zgjedhje, të fitojmë pozicionin e kryetarit të bashkisë, por të fitojmë edhe Këshillin Bashkiak, i cili më pas do të mbështesë edhe projektet e bashkisë.”/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kemi arritur në një pikë që na frymëzon"

Peleshi nga Korça: Këtë 4-vjeçar do të fokusohemi tek ekonomia