MENU
klinika

E pazakontë në Korçë

Pensionistët përdorin transportin publik falas

18.04.2023 - 11:12

Pensionistët në Korçë kanë transport publik falas prej 13 vitesh.

Këtë fakt e bën të ditur ministri i Mbrojtjes dhe drejtuesi politik i qarkut të Koçës, Niko Peleshi.

Në një status në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto nga takime me qytetarë, Peleshi deklaron se 15 000 të moshuar përdorin transport falas.

“Takim miqësor me një grup pensionistësh të qytetit të Korçës.

Prej vitit 2010 pensionistët në Korçë përdorin falas transportin publik.

15 000 të moshuar të pajisur me Kartën e Pensionistit frekuentojnë Qendrat Komunitare për Moshën e Tretë”, thekson ai.