MENU
klinika

"Ma vini pak Tit Vullkanin"

Për inat të komenteve negative, Rama kërcën me ritmet e këngës së fushatës

22.04.2023 - 12:25

– Edhe pse ka vetëm pesë ditë që është operuar, kryeministri Edi Rama ia merr vallen e kërcen sikur s’ka kaluar një problem shëndetësor. Gjatë takimit me socialistët në Kamëz, Rama tha se ka pasur komente për këngën e fushatës po që nuk i merr parasysg duke qënë se ato dëgjojnë çdo ditë Metën dhe Berishën.

“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët. Ma vini pak Tit Vullkanin”, tha Rama.

Më pas, ai nis e kërcen me një të moshuar, duke bërë disa lëvizje të çuditshme me duar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Asnjë problem nuk zgjidhet nëse shkojmë mbrapa"

“Ecim përpara”, Rama publikon këngën e plotë që përdor në fushatë


Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci