Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë javën e 31-të. Gjithçka do marrë jetë në fundjavë, me të shtunën dhe të dielën që është rezervuar për pesë ndeshjet e elitës në futbollin shqiptar.
Të shtunë në 15:00 luhet Bylis – Laçi në “Adush Muça”, me vendasit që kërkojnë pikë shprese për mbijetesën. Në 18:00 në “Niko Dovana” zhvillohet dueli mes Erzenit dhe Partizanit, sfidë që shijakasit kërkojnë të kthehen te tri pikët për mos rrezikuar në zonën e ftohtë.
Të diel në 15:00 luhen dy duele. Tirana luan me Kastriotin dhe Kukësi me Teutën. Në këto përballje objektivat janë të ndryshme. Në 18:00 luhet Vllaznia – Egnatia, me skuadrat që dje u përballën në Kupën e Shqipërisë (1-1).
Superliga – java 31:
E shtunë, 29 prill
15:00 Bylis – Laçi
18:00 Erzeni – Partizani
E diel, 30 prill
15:00
Tirana – Kastrioti
Kukësi – Teuta
18:00
Vllaznia – Egnatia
Renditja: