MENU
klinika

Anulohet 'El Clasico' në Kolumbi!

Përleshje masive me policinë dhe 89 të lënduar në stadium

18.04.2023 - 16:40

“El Clasico” e futbollit në Kolumbi mes Atletico Nacional dhe America de Cali për javën e 14-të në futbollin vendas nuk u zhvillua. Përpara duelit, tifozët e të dyja skuadrave u përleshën me policinë, teksa të plagosur mbetën 89 tifozë dhe forca të rendit.

Situata ka qenë e tensionuar disa ditë para nga tifozët e të dyja skuadrave, teksa futja në stadium ka nxjerrë gjithë arsenalin e mjeteve piroteknike. Në stadiumin kryesor ne Medellin, tifozët shkaktuan probleme të shumta dhe zyrtarët e ndeshjes në bashkëpunim me policinë vendosën që dueli të mos zhvillohej për shkak të sigurisë.

Presidenti i Atletico, Mauricio Navarro tha se situata ishte më shumë se e tensionuar, aqsa ultrasit e ekipit të tij kishin kërkuar pagesë që të shmangnin konfliktet me tifozët miq.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Problemi nuk është te fansat tanë në përgjithësi, por vetëm te ultrasit ‘Los del Sur’. Ne nuk mund të duronim më shantazhin e tyre. Ata kishin arritur deri në pikën që kërkonin para për t’u kujdesur për tifozët e skuadrave vizitore dhe e konsideronin si një të drejtë të fituar”, tha presidenti i Atletico-s, Mauricio Navarro pas shtyrjes përfundimtare të ndeshjes.

Kryetari i bashkisë së Medellinit, Daniel Quintero, njoftoi se stadiumi i qytetit nuk do të jetë në dispozicion të Atleticos. “Stadiumi nuk do jetë në dispozicion të Atleticos derisa problemi i dhunës të zgjidhet. Nuk mund të kem 800 policë për një ndeshje futbolli. Derisa të gjejnë zgjidhje me njëri-tjetrin, le të gjejnë një fushë për të luajtur”, tha Quintero.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin