Një ditë pas vizitës së të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Gabriel Escobar, ka një lloj përpjekje për tu tallur me mesazhet e SHBA nga dyshja Berisha Meta. Meqë Meta e priti në takim të dërguarin special të SHBA dhe nuk e ka lirinë të bëj deklarata fyese për të, përveç mimikës së nxirë pas takimit q ënuk e ndryshonte dot, Berisha e ka këtë liri, pasi bën si I “informuar” nga Meta dhe injoron gjithë axhendën e tij.
Sot në takime me gazetarë Berisha përpiqej të bënte “të kënaqurin” nga vizita e Escobar, edhe pse Berisha ishte një nga problem kryesore të axhendës.
Financimi I paligjshëm nga grupe kriminale I partisë së tij, vazhdimi I sulmeve poshtëruese mbi ambasadoren e SHBA në Tiranë, me akuza sa qesharake aq dhe fyese për dinjitetin e shtetit amerikan dhe mbi të gjitha të bazuarit e fushatës elektorale tek sfida ndaj SHBA, për shkak të vendimit ndaj tij, janë çështje bazike në viziten e të dërguarit special të SHBA në Tiranë.
SHBA nuk është se ndikohet nga sulmet poshtëruese mbi ambasadoren apo nga retorika e dhunshme e Berishës, por kur kjo bëhet për të forcuar një politikë antiamerikane në Shqipëri natyrisht që kanë punë me protagonistët e kësaj politike. Mbi të gjtiha SHBA nuk ndikohet nga aksioni politik kundër saj, për të ndryshuar mendje për sanksionet ndaj Sali Berishës. Gjunjëzimi i SHBA përmes betejave elektorale, është një atavizëm marksiste e Berishës. Kundër SHBA votojnë miliona njerëz në vende islamike apo komuniste, por kjo nuk ndryshon mendimin e SHBA për udhëheqësit e tyre.
Berisha I di të gjitha këto. Meta , pak më shumë, se ai, pasi I ka dëgjuar dhe sy më sy qëndrimet e SHBA për këtë çështje.
Por fakti që edhe pse e dinë, përpiqen ta relativizojnë vizatën dhe mesazhet e përfaqësuesit zyrtar të SHBA dhe akoma më keq të devijojnë mesazhet e tij, tregon një lloj përpjekje për tu tallur dhe për të injoruar mesazhet e SHAB për politikën e Tiranës.
Dhe më qart se kudo kjo shfaqej tek këmbëngulja e Berishës për të mos deklaruar fushatën e tij prej milioneri kundër SHBA. I pyetur se ku i gjen paret për fushatë, Berisha dha pak a shumë të njëjtën përgjigje që jepnin dhe talibanët kur pyeteshin për financimet luftës së tyre. Ata thoshin “me ndihmën e Allahut, I kemi gjetur armët”, ndërsa Berisha tha me frymën e zotit, PD po e financon fryma e fitores. Një lloj fryme e shenjtë “alla Berisha”. Puna është kur të rezultoj që nuk ka pasur frymë fitore por frymë humbje, çfarë do themi për financuesin? Vetëm po të thtoë Meta që kam shkrirë floririn e fundit që kam pasur për këtë fushatë.