MENU
klinika

18-vjeçari ia mbath pas krimit, ja gjendja e të rinjve

Plagosi bashkëmoshatarët e tij, identifikohet autori

07.04.2023 - 13:30

Është identifikuar autori i plagosjes në Shkodër, ku të lënduar 3 persona.

Mësohet se Aldo Hasani rreth 18 vjeç ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarë të tij, të cilët po marrin mjekim në spital.

Burime për Panorama bëjnë me dije se një prej të plagosurve është më rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Ende nuk dihen motive mbi ngjarjen ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një prej tyre në gjendje të rëndë

Sherr me thika në qendër të Shkodrës, tre të plagosur