Kryetari i Partisë Popullore (PP) serbe, Vuk Jeremiç ka deklaruar se presidenti Aleksandër Vuçiç, u përpoq të dilte mbi popullin dhe të vendosë në emër të popullit për çështjet më të rëndësishme shtetërore, siç është integriteti territorial i vendit dhe e ardhmja e Serbisë.
“Referendumi për refuzimin e planit “franko-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë që Vuçiçi u pajtua verbalisht në Bruksel dhe Ohër, që është një plan që e ndan Kosovën në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme nga Serbia”, ka thënë Jeremiç.
Sipas kundërshtarit opozitar të Vuçiç, rezultatet e para negative të zbatimit të marrëveshjes tashmë janë të dukshme.
“Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, është pajtuar me tekstin e deklaratës ku ceket se personat e zhdukur kanë qenë të zhdukur me dhunë gjatë luftës së vitit 1999. Kjo është pasoja e parë direkte e zbatimit të marrëveshjes “franko-gjermane”.
Ky tekst lejon kërkesat për padi, sipas të cilave Serbia do të paguajë Kosovës dëmshpërblim në vlerë astronomike prej qindra milionë eurosh, ndoshta edhe miliarda”, është shprehur Vuk Jeremiç.