Cristiano Ronaldo iu bashkua klubit të Arabisë Saudite Al-Nassr gjatë janarit, teksa vazhdon të jetë temë e bisedave për tifozët. Sipas El Desmarque, Al-Muammar, presidenti i Al-Nassr, shprehu zemërimin e tij me performancën e Ronaldos në një intervistë me ArabiaNews50.
“Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time. E para ishte kur porosita tre qebapë dhe mora dy prej tyre. Hera e dytë ishte nënshkrimi i Cristiano Ronaldos”, tha mes të tjerash kreu i arabëve.
Presidenti i Al-Nassr tha se ndihet i mashtruar nga niveli që lojtari portugez ka treguar deri tani. Polemikat kanë rrethuar Ronaldon që nga ardhja e tij në klubin arab, ku bie në sy gjesti i tij i bërë publikut duke prekur pjesët e tij intime pas dëgjimit të thirrjeve nga fansat e Leo Messit. Ky fakt bëri që edhe një avokat i vendit të kërkojë përjashtimin e sulmuesit portugez.