MENU
klinika

"1 nga 3 sfidat e sipërmarrjes”

Dhomat e Tregtisë kritika qeverisë për klimën e biznesit

12.04.2023 - 10:01

Për katër vite me radhë, Dhoma Amerikane dhe dhomat e tjera të huaja në Shqipëri kanë ngritur zërin për Klimën e Biznesit, duke ofruar një seri rekomandimesh me vlerë që mund të reformonin njëherë e përgjithmonë ambientin e të bërë biznes.

Megjithëse qeveria ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, kjo gatishmëri nuk është përkthyer në përpjekje reale për ndryshim.

Për nga intensiteti dhe rëndësia, deklarata e përbashkët e Dhomave të Tregtisë Amerikane, Gjermane, Italiane, Franceze dhe Konfindustria përfaqëson:

Së pari, deklarata reflekton shqetësimin e kompanive, investitorëve dhe bizneseve që operojnë në Shqipëri. Ky shqetësim ngrihet mbi mungesën e progresit ndër vite në përmirësimin e klimës së biznesit. Më konkretisht, ajo lidhet ngushtë me mungesën e progresit në tërheqjen e investimeve të huaja, luftën kundër korrupsionit, sigurimin e transparencës në tenderat publik, konsultimin publik dhe ndryshimet e shpeshta të kodit të taksave, të shoqëruara me mungesë besimi dhe stabilitet ekonomik.

Së dyti, situata për bizneset po bëhet kritike – aq sa për herë të parë, Dhomat kryesore të huaja të Tregtisë janë bashkuar në një qëndrim të përbashkët pa asnjë hezitim. Ajo që na bashkon është motivi për të prodhuar më të mirën që Shqipëria mund t’u ofrojë investitorëve, bizneseve, punonjësve dhe qytetarëve. Gjithashtu, ky qëndrim është në përputhje me shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë të rëndësishëm Europianë dhe Transatlantikë.

Së treti, të gjithë ne duam të ngremë sinjalet e alarmit. Është e qartë se nuk ka më kohë për t’u humbur dhe ora e ngrirë duhet të fillojë të ecë me ritëm më të shpejtë, përpara se dëmet të bëhen të pariparueshme. Përparimi nuk mund të jetë i vërtetë, nëse nuk siguron që praktikat e vjetra të biznesit zëvendësohen me modele bashkëkohore, rregulla konkurrente tregu dhe standarde Evropiane.

Falënderoj komunitetin e jashtëzakonshëm të dhomave të biznesit Evropiane dhe Amerikane për vitalitetin e tyre në unifikimin e qëndrimeve dhe gatishmërinë për të ndihmuar administratën publike me asistencë teknike. Shpresoj që këto rekomandime te kthehen se fundmi ne realitet. Do të ishte lajm i mirë për progresin drejt BE, një ekonomi në rritje dhe një cilësi më të mirë jetese për të gjithë shqiptarët!

Marrë nga Monitor.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e Ish-presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë

“Amnistia fiskale, derë e hapur për pastrim parash”