MENU
klinika

Jo pagesa me para në dorë

Projektligji i basteve online/ Lojtarët detyrim të regjistrohen me ID

06.04.2023 - 13:16

Draft ligji i lojërave të fatit online kërkon që të gjithë ata që do të duan të luajnë duhet të regjistrohen me identitetin e tyre në sistemet që do të jenë të disponueshme nga kompanitë e licencuara në këtë lloj aktiviteti që do të ruhen për të paktën 3 vjet. Përcaktimi në nenin 26 të ligjit se: “Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar sipas këtij ligji” thuhet se përcakton që organizatori i basteve online duhet të ketë edhe agjentin financiar të autorizuar me të cilin kërkon të ketë bashkëpunimin mes tyre Posta Shqiptare, Banka e nivelit të dytë, apo të tjera institucione financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

Në procedurën e dhënies se licencës përcatohet se numri i subjekteve do të jetë i kufizuar në rang kombëtar jo më shumë se 10 të tilla e organizatorët deklarojnë edhe burimin e parave për financimin e këtij aktiviteti.

Në projektligjin e lojërave të fatit i hedhur për konsultim publik vendos në role specifike Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ky institucion do të japë vendimin e tij për standardet dhe kushtet teknike të sistemeve të basteve online, një aktivitet që do të zhvillohet përmes programeve software dhe hardweare, certifikimin e sistemit, procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, parimet e sigurisë, dhe kushtet e kontrollit apo mbikëqyrjes.

Ndryshime ka edhe për Lotarinë Kombëtare, licenca e të cilës jepet për 10 vjet. Për licencimin e këtij aktiviteti p/ligji ka ulur me 30 herë kapitalin themeltar nga 1.2 mld lekë që ishte më herët në 40 mln lekë, kompetencë e cila gjithashtu i takon Komisionit të Licencimit.

Organizatorët e kategorive “Kazino”, “Kazino në hotele me 5 yje” dhe “Resort kazino”, brenda 31 marsit të vitit pasardhës duhet të derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm shumën 0.4 për qind të xhiros vjetore. Këta të fundit paguajnë gjithashtu detyrime të tjera si 15 për qind të të ardhurave të tyre bruto si dhe detyrime tatimore mujore me specifikime mbi tryezat dhe lojërat elektronike që disponojnë.